Bashkësitë lokale: Prerjet ilegale të drunjve rrënojnë Jabllanicën

02.06.2022 16:15

Banorët e fshatrave të Strugës, Vishnjë dhe Ladorishtë.....

Banorët e fshatrave të Strugës, Vishnjë dhe Ladorishtë, ngritën zërin kundër prerjeve të pakontrolluara të Jabllanicës.

Akuzojnë për prishjen e pyjeve dhe korijeve nga koncesionarët pa leje dhe personat privatë. Banorët frikësohen se do të mbeten pa ujë të pijshëm për shkak të rënies së nivelit të ujit në burimet e vishnjës dhe dëmtimit të rrugëve lokale.

„Këtu kalojnë çdo ditë rreth 60 kamionë të ngarkuar me dru zjarri. Deri më tani, pavarësisht kërkesave tona nuk është marrë asnjë masë dhe i jemi drejtuar të gjitha organeve kompetente.”,- tha kryetari i bashkësisë lokale në Vishnjë, Cvetozar Risteski.

Ata akuzojnë se lejet e prerjes së pyjeve u jepen personave privatë dhe kërkojnë që të vendoset moratorium për prerjet në Jabllanicë.

„Lëshohet leja për prerje të personave privatë, shumica e të cilëve janë të vdekur dhe me të njëjtat leje nxirret një tjetër dru zjarri nga parcelat shtetërore.“,- theksoi banori Nikolla Kutanoski.

Edhe në fshatin afër, Ladorishtë me vite të tëra prehen drunjtë në mënyrë ilegale.

Ne kemi 10 vjet që e luftojmë këtë problem dhe nuk mund ta fitojmë. Për mendimin tim është krim i organizuar.",- u shpreh kryetari i Bashkësisë lokale në Ladorishtë, Xhevdet Dauti.

Banorët vazhdimisht kanë njoftuar policinë pyjore dhe inspektoratin që të marrin masa për ndalimin e prerjeve ilegale në Jabllanicë. (Ilmie Zhaku, TVM2)