Katër institucione të arsimit të lartë, lëndë studimore edukimin mediatik

02.06.2022 16:31

Katër institucione të arsimit të lartë....

Katër institucione të arsimit të lartë në vend do ta vendosin lëndën e edukimit mediatik, për çka kanë fituar grand në kuadër të projektit të USAID-it të titulluar “Të rinjtë mendojnë”, të realizuar nga Organizata IREKS, në bashkëpunim me Institutin për studime nga fusha e komunikimit.

Profesorët dhe studentët duke analizuar programet studimore, theksojnë se kualiteti i informatave patjetër duhet të jetë i njohur sidomos për studentët, me synimin për të përfshirë në edukimin mediatik edhe arsimin fillorë dhe të mesëm.  

“Deri në vitin 2021 nuk kishte lëndë për edukimin medial  dhe ndryshimet e para në këtë fushë me vendosjen formale të lëndës edukimi medial do të fillojë të aplikohet në vitin akademik 2022-2023.”,- tha Sead Xhigal - hulumtues i Institutin për Studime të Komunikimit.                                                                                                                           “Edukimi mediatik në arsimin e lartë do të thotë hallka e fundit në qëllimet dhe përpjekjet tona që në mënyrë sistematike e inkuadrojmë edukimin mediatik në arsimin fillorë që nga klasa e parë deri në fund të arsimit fillorë, arsimin e mesë dhe deri te arsimi i lartë si pjesë e fundit e atij mozaiku, për përfshirjen e edukimit medial në pjesën formale të arsimit.”,- theksoi përfaqësuesi i IREKS, Mihajllo Lahtov.

Nëpërmjet projektit “Të rinjtë mendojnë” janë trajnuar mbi 100 arsimtarë. Po ashtu po punohet për përpilimin e broshurës për arsimtarët në shkollat fillore, derisa katër institucione të arsimit të lartë kanë fituar grande.

 “Gjuha dhe mediat po ashtu janë në fokusin tonë. Krejt kjo na dha ide dhe nxitje që të paraqitemi në këtë thirrje dhe të marrim hapa konkret për të ardhmen. Kjo do të thotë aplikimi I lëndëve të veçanta, që tani më e bëjmë me vendosjen e akreditimit të ri për vitin 2023-2024, kur do ti kemi këto lëndë sit ë veçanta në grupe të caktuara studimore.”,- theksoi profesoresha në fakultetin filologjik Anete Duçevska.

Grande për aplikimin e edukimit mediatik kanë fituar Fakulteti filologjik dhe Fakulteti Petagogjik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Amerikan në Evropë. (Gyltene Sinani, TVM2)