Zgjedhja e gjykatësve kushtetues, Nikollovska: VMRO propozon kandidatë partiak
LSDM në pushtet akuzon VMRO-DPMNE-në....

LSDM në pushtet akuzon VMRO-DPMNE-në se me propozimet e saj për gjykatës në Gjykatën Kushtetues vazhdon përpjekjet për të partizuar institucionet.
Sipas LSDM-së, kandidatët e VMRO-së janë bashkëpunëtor të afër të Mickovskit, ish funksionarë ose familjarë të funksionarëve aktual.
“Është keq që VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga instalimet partiake në gjyqësi, diçka që ishte karakteristikë e tyre në kohën e regjimit 11 vjeçar. Jo shihet edhe përmes propozimeve të tyre për gjykatës të rinj gjyqësor. Mes propozimeve të VMRO DPMNE-së për gjykatës kushtetues është Savo Klimoski, mbrojtës i dëshmuar i regjimit; Rodna Zhivkovska, nëna e Ivan Zhivkovskit, kryetar i Këshillit të komunës Kisella Vodë nga radhët e VMRO-DPMNE-së si dhe Vesna Jovanovskën, ish deputete e VMRO-DPMNE-së.”,- tha Fanica Nikollovska nga LSDM.
Micevski: Propozimet tona janë më cilësore
Mirëpo koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, konsideron se kandidatë e tyre janë më të mirë se ato të shumicës. Nuk mohoi përkatësinë partiake të tyre.
“Prandaj kemi diskutimin në komisione për kandidatët për gjykatës kushtetues. Kemi biografi për të gjithë kandidatë e propozuar do të diskutohet për to dhe konsideroj se propozimet që kemi dhënë janë shumë më cilësore se propozimet që vijnë nga garnitura në pushtet.”,- theksoi koordinatori i GP të VMRO-së, Nikolla Micevski.
Apasiev: Ndryshime ligjore për departizim të Gjykatën Kushtetues
“E Majta” me propozim ligj të ri për Gjykatën Kushtetuese. Konsideron se Gjykata vazhdimisht ka qenë e partizuar prandaj duhet saktësuar kushtet për përzgjedhjen e gjykatësve kushtetues.
“Diskutimi në komision, absolutisht duhet të ndërpritet dhe pas miratimit të Ligjit të fillon zgjidhja e gjykatësve sipas ligjit të ri.”,- u shpreh Dimitar Apasiev nga “E Majta”.
“E Majta” propozon që gjykatësit aktual të pensionohen, ndërsa kandidatët e ri të jenë kryesisht profesorë universitar, autorë të botimeve shkencore, ish prokurorë publik ose ish avokatë të popullit dhe kandidatë të mos kenë pasur funksione politike në shtatë vitet e fundit. (Shpëtim Nuredini , TVM2)
