Shqipëria - kryesuese e Këshillit të sigurimit të OKB-së

02.06.2022 18:09

Prej më 1 qershor, Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.....

Prej më 1 qershor, Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të jetë e vlefshme për 30 ditë. Kryeministri Edi Rama drejtoi debatin e nivelit të lartë të këtij Këshilli me thelb llogaridhënien për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare.

“Siç e kemi parë të gjitha lufta e Rusisë në Ukrainë që paraqet sfida e ka përcaktuar edhe më shumë këtë nevojë, veni përpara përgjegjësisë për krimet është kyçe për të rivendosur besimin e për të ndërtuar sundimin e ligjit dhe një paqe të qëndrueshme. Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive për të zmbrapsur agresionin. Të forcohet mekanizmat e llogaridhënies, ta orientojmë vëmendjen tek viktimat, të përcaktojmë të vërtetën për krimet, për të vënë në vend të drejtën dhe dinjitetin e viktimave.”,- tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, forcimi i llogaridhënies do të mund të sigurojë me shumë paqe në mbarë botën.

“Kemi parë shkelësit, të lihen të lirë pa pasoja, nuk duhet të lëmë askënd që të besoj që mund të kryej krime dhe mund t'ia hedh paq, kjo nuk duhet lejuar dhe as nuk duhet pranuar. Duhet të punojmë së bashku, llogaria efektive do të kontribuojë për paqen, duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit, pandëshkueshmëria duhet të mbetet histori.",- theksoi Rama.

Më herët, kryeministri Edi Rama u vlerësua me një çmim prestigjioz nga një shoqatë amerikane, për pritjen e refugjatëve afganë. Në Shtetet e Bashkuara, kryeministri shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. (Luljeta Ndoka, TVM2)