Seanca e Asamblesë Parlamentare të PBEJL-së, Xhaferi: Presim nga AP-ja përkrahje në integrim

02.06.2022 18:17

Kryeparlamentari Talat Xhaferi....

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, me të cilën kryeson Greqia, ku mes tjerash ka ngritur çështjen e fillimit të negociatave me BE-në. Xheferi me këtë rast ka kërkuar edhe ndihmën e Asamblesë Parlamentare.

“Patjetër e kam me keqardhje t’ju rikujtoj se Maqedonia e Veriut  edhe krahas  gjithë  mundit të dhënë  në vendosjen  e marrëdhënieve të mira  fqinjësore, akoma është në pritje të konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Ajo që e presim nga kjo Asamble Parlamentare, është që të vazhdojë me dhënien e mbështetjes, në përputhje me të drejtat dhe vlerat e BE-së.”,- tha Xhaferi.

Situata në Ukrainë, sigurimi në furnizimin me energji dhe produktet ushqimore si dhe zhvillimet në arsim dhe shkencë ishin po ashtu tema në këtë seancë. Xhaferi ka apeluar për bashkëpunim mes shteteve, në mënyrë që të tejkalohet kjo sfidë me më pak dëme.

“Unë nuk dua të tingëllojë në mënyrë pesimiste, mirëpo, parashikimet janë se kriza energjetike dhe ushqimore nuk do të zvogëlohen, përkundrazi, do të zmadhohen. Ne doemos të jemi të përgatitur bashkë në tejkalimin e këtyre sfidave.”,- theksoi Xhaferi.

Pjesëmarrësit në sesion në fund kanë nënshkruar një deklaratë ku janë pajtuan për përforcimin e stabilitetit dhe mirëqenies  në Evropën Juglindore, mbështetjen e integrimit të vendeve të rajonit si dhe regjimin pa viza, dhe së fundmi  të respektojnë sanksionet e BE-së ndaj Ukrainës të gjithë vendet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)