Petkov: Planin francez nuk e kam parë të shkruar
Kryeministri bullgar, Kiril Petkov.....

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, nuk e ka parë planin francez për ndërmjetësim për fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në në samitin e planifikuar më 23 qershor, por siç thotë ai, megjithëse Bullgaria gjithnjë ka qenë e hapur dhe përgatitur për bisedime me të gjithë partnerët evropian nëse kanë propozime të rëndësishme, ato patjetër të jenë në kornizën e pozicionit bullgar.
Petkov njëherit përsërit qëndrimin se për çfarëdo marrëveshje duhet të kalojë në Kuvendin bullgar.
“Sa i përket planit francez, të cilin nuk e kam parë bardh e zi, mund të them se jemi gjithmonë të hapur dhe të gatshëm të bisedojmë me të gjithë partnerët evropianë nëse kanë ndonjë propozim që ka kuptim. Por do të ritheksoj se ato duhet të jenë në përputhje me qëndrimin Kornizë të Bullgarisë dhe çfarëdo që bëhet do të duhet të kalojë në Parlament”, tha kryeministri bullgar, Kiril Petkov, për radion bullgare.
Petkov nuk iu përgjigj akuzave të ministres së Jashtme, Teodora Gençovska, se Qeveria po zhvillon negociata paralele, por theksoi se nuk do të devijojë nga qëndrimi i Kornizës tashmë të miratuar.
Ndërsa dje presidenti Rumen Radev paralajmëroi thirrjen e mundshme të referendumit për çështjen e Maqedonisë së Veriut. (Fitim Kryeziu, TVM2)
