Qeveri, përfaqësues të LSM-së në takim me Grubin e Besimin

02.06.2022 18:30

Përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave....

Përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave janë ftuar për takim në Qeveri nga zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ministri i financave, Fatmir Besimi.

Qëllimi i takimit është që sindikata të tërhiqet nga mbledhja e nesërme e kryesisë, ku pritet të sillet vendim për grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe administratën.

Nga Lidhja e Sindikatave një gjë të tillë e kanë paralajmëruar për shkak të mospërmbushjes së premtimit të qeverisë për rritjen e pagave prej 2.800 denarësh.