Dimovski pas takimit në Qeveri, nuk ka marrëveshje do të ketë vendim për grevë
02.06.2022 18:41
Kreu i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimevski pas takimit tha se nuk ka marrëveshje....

Përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave janë ftuar për takim në qeveri nga zëvendëskryemisnitri Artan Grubi, dhe minsitri i Financave, Fatmir Besimi, por takimi ka përfunduar pa marrëveshje.
Kreu i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimevski pas takimit tha se nuk ka marrëveshje dhe sindikata do të sjell vendim për grevë të përgjithshme në sektorin publik dhe adminsitratën.
Nga Lidhja e sindikatave një gjë të tillë e kanë paralajmëruar për shkak të mospërmbiushjes së premtimit të qeverisë për rritjen e pagave prej 2800 denarësh.
