Disa masa do të vazhdohen, e disa do të ridizajnohen

02.06.2022 22:25

Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar se disa nga masat anti krizë do të vazhdohen deri në fund të vitit, ndërsa një pjesë do të ri-dizajnohen, me qëllim që të përkrahet standardi i jetesës së qytetarëve më të prekur nga kriza në periudhën e ardhshme. 
 
Duhet të jemi të përgjegjshëm si në aspektin buxhetor ashtu edhe në aspektin e likuiditetit, stabilitetit të sistemit financiar dhe për këtë arsye masat janë paraparë që të zgjaten deri në fund të vitit dhe disa do të ri-dizajnohen”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.