Sulm me armë pranë një kishe në SHBA, të paktën 3 viktima
03.06.2022 12:48
Nuk kanë të ndaluar sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara....

Nuk kanë të ndaluar sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara. Pas ngjarjes në një spital në Tulsa, ku u vranë 4 persona, një tjetër sulm i armatosur u regjistrua pranë një kishe në Ames të Iowa.
Sipas të dhënave paraprake, 3 persona kanë humbur jetën mes të cilëve dhe vetë agresori.
Ngjarja u regjistrua në momentin kur në kishë po mbahej një ceremoni, kur një burrë u afrua pranë parkingut dhe vrau dy gra për të qëlluar më pas veten.
Motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, ndërkohë që policia po vijon hetimet.
