Moskë, zjarr në një qëndër tregëtare
Një zjarr i madh ka shpërthyer brenda një qendre biznesi....

Një zjarr i madh ka shpërthyer brenda një qendre biznesi në Moskën perëndimore, duke bllokuar qindra persona, ndërsa siç raportohet nga mediat Ruse 11 përsona janë të lënduar, ndërsa për 1 përson raportohet që është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Videoja e dëshmitarëve okularë e publikuar në mediat sociale tregoi flakët që përfshinin qendren e biznesit, njerëz që evakuoheshin nga ndërtesa 10-katëshe dhe zjarrfikësit që luftonin me flakët.
Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë tha se 125 përsona janë evakuuar dhe zjarri është vënë nën kontroll, por se kërkimet për njerëzit e bllokuar brenda vazhdon.
Media shtetërore Ruse raportojnë se 20 persona mund të kenë mbetur të bllokuar në katet e fundit të qendrës së biznesit.
Përderisa autoritetet thonë se zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër instalimi i ndriçimit i vendosur gabimisht në fasadën e ndërtesës.
Raportohet se 180 zjarrfikës luftojnë me stuhinë e flakëve. (Gyltene Sinani, TVM2)
