Bekteshi: U japim mbështetje të madhe investitorëve të huaj

03.06.2022 13:50

Gjendja aktuale ekonomike dhe pritshmëritë....

Gjendja aktuale ekonomike dhe pritshmëritë që ka Maqedonia e Veriut nga ivestimet e huaja, ishin çështje kryesore diskutimi në takimet në kuadër të  partnerittetit  strategjik RMV-SHBA

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se RMV është shtet kyç për investitorë të huaj edhe për shkakt të vendodhjes strategjike gjeografike.

“Është thelbësore për investitorët e huaj,  që vendi të jetë një rrugë kryesore transporti në të gjithë Europën. Ne u japim mbështetje të madhe investitorëve të huaj të cilët do të vendosin të realizojnë projekte investuese në vend dhe përmes kësaj mbështetjeje për investitorët e huaj inkurajohet drejtpërdrejt e gjithë ekonomia”, tha Bekteshi në takimin e punës me temën “Tregtia dhe Investimet” në Uashington.

Informoi se Qeveria është duke punuar në zhvillimin e një Regjistri gjithëpërfshirës dhe transparent të Ndihmës Shtetërore për investitorët në mënyrë që të krijohet një sistem më efektiv investues.

“Jemi duke punuar në aktivitete për koordinim më të madh të programeve të ndryshme, që si mbështetje shtetërore për investitorët ofrohen nga institucione të ndryshme me qëllim të rritjes së transparencës”, tha Bekteshi.

Gjatë takimit,u  kërkua mbështetje për Maqedoninë e Veriut në zhvillimin e mekanizmave për kontrollin e investimeve të huaja, si synim kryesor për forcimin e kompetencës së autoriteteve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, duke ruajtur politikën shumëvjeçare ndaj investimeve të huaja.