Ministria e Financave: Me masat e reja, mbetemi të përkushtuar në mbrojtje të qytetarëve

03.06.2022 14:00

Në drejtim të orientimit të njëkohshëm të masave....

Në drejtim të orientimit të njëkohshëm të masave drejt kategorive të ndjeshme të qytetarëve, por edhe konsolidimit gradual fiskal do të targetohen masa të reja antikrizë, informojnë nga Ministria e Financave.

 “Në rishikimin e buxhetit janë parashikuar rreth 76 milionë euro për masat antikrizë, por dhe subvencionet për rritjen e rrogës minimale, mjete të konsiderueshme shtesë për subvencionet e bujqve – në drejtim të rritjes së rendimenteve, si dhe mjetet për rritjen e pensioneve dhe rritjen e transfertave të të hyrave minimale të garantuara. Menjëherë pas miratimit të rishikimit, në periudhë më shkurtër do të fillojë implementimi i masave të reja antikrizë”, kumton Ministra e Financave.

Modeli i ri i masave të targetuara, thuhet më tej, që është në përputhje me rekomandimet e fundit të institucioneve financiare ndërkombëtare – FMN-së dhe Bankës Botërore, BE-së dhe ekspertëve, ka tre qëllime: mbrojtjen e kategorive të ndjeshme, shpërndarjen e drejtë të mjeteve dhe konsolidimin gradual fiskal, që është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të borxhit publik dhe stabilitetit të ekonomisë së brendshme në përgjithësi.

Me pakon e parë të masave, sipas Ministrisë, u amortizuan goditjet e para të fuqishme të krizës, si parandalimi i goditjes së çmimeve dhe rritja spekulative e çmimeve, me ç’rast kemi frenuar presionet inflacioniste për parandalimin e normave më të larta të inflacionit.

“U zbatuan lirime tatimore në kombinim me masa për ngrirjen (fiksimin) e çmimeve dhe marzhit të produkteve. Vlera e masave të zbatuara deri më tani për përballimin e krizës së çmimeve dhe krizës energjetike është prej rreth 615 milionë euro si një prej stimujve më të lartë fiskal të alokuar në rajon”, thuhet në kumtesë.