Në Strugë u mbajt edicioni i 9 i festivalit për fëmijë “Peshku i Artë"
Me një skenë mahnitëse në Pallatin e Kulturës...

Me një skenë mahnitëse në Pallatin e Kulturës, me një publik të madh dhe aktiv dhe mbi të gjitha me fëmijë të ëmbël dhe shumë të talentuar që krijuan një atmosferë të magjishme, u realizua edicioni i 9 i festivalit për fëmijë “Peshku i Artë”.
Fëmijë të moshave të ndryshme nga e gjithë shqiptaria u ngjitën në skenë për të kënduar dhe vallzuar, ndërsa struganët në publik po e shijonin çdo moment. Pas të gjitha performancave, fëmjët morën edhe çmimet e tyre.
Fëmijët e emocionuar me çmimet në duar na treguan se çfarë performuan në skenë dhe si shkoi mbrëmja. Të emocionuar dhe të lumtur ishin edhe fëmijët të cilët e pane shfaqjen nga publiku.
Mendi Qyra i cili është edhe iniciatori i festivalit “Peshku i Artë“, u shpreh i lumtur që festivali tashmë ka arritur të bëhet traditë. Ai gjithashtu theksoi se ndihma dhe mbështetja e bizneseve në këto evenimente
“Zakonisht projektet janë të vështira të fillohen dhe akoma më vështirë ti zgjatet jeta, po fatmirësisht festivali po aperon deri në dekadën, jam i lumtur që arritëm deri këtu dhe shpresoj që të ketë jetëgjatësi ky festival sepse këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë dhe stimulim që ata të jenë atje ku duan. Në Maqedoni fatkeqësisht institucionet i kianë lënë shumë pas dore festivalet dhe fëmijët mirëpo nga ana tjetër duhet biznesi të ndihmojë, un them që nëse më shumë biznese nga pak të ndihmojnë është mjaftueshëm. Ne duhet të ndihmojmë jo vetëm në këtë festival sepse Struga ka disa festival dhe ne si kompani bëjmë të pamundurën të ndihmojmë, ka edhe biznese tjera që ndihmojnë por duhet më shumë, sepse kultura është shpirti i një kombi, kënaqësia jonë, besoj se të gjithë u kënaqët sonte, “ tha Mendi Qyra.
Drejtoresha e festivalit që nga fillimi, Fitore Istrefi tha se është e kënaqur me organizimin se çdo gjë shkoi siç ishte planifikuar.
“Ishte gjithçka në rregull, me punën e palodhshme që kemi pas pothuajse për 3 muaj sonte fëmijët ishin mjaft të suksesshëm dhe mjaft të mire kemi pas edhe komente të mira edhe nga mysafirët që ishin nga larg. Ky është edicioni i 9 dhe ne kemi fëmijë nga e mbarë shqiptaria, këtë rradhë kishim nga Kosova dhe Shqipëria, emgjithatë sukseset dhe skenën mund ta shtjellojnë të gjithë konkurentët që do vijnë me rradhë. Në fillim nuk e menduam që do zgjasë çdo vit dhe do jetë po kaq i suksesshëm por tani që arritëm në vitin e 9, besoj që jetëgjatësia e festivalit do jetë më e gjatë dhe më e suksesshme”, tha drejtoresha Istrefi.
Festivali Peshku i Artë vitin e ardhshëm bën dekadën e parë, dhe pritet që edhe qershori i vitit të ardhshëm në Strugë të fillojë po aq i mahnitshëm dhe i suksesshëm sa të tjerat. Ndërkohë, këtë sezon veror Struga vazhdon të përgatitet për evenimentet e tjera kulturore, që i japin edhe më shumë hijeshi qytetit. (Ilmije Zhaku, TVM2)
