Dialogu strategjik Maqedoni – SHBA, Osmani-Blinken: Thellohen raportet bilaterale
Me dialogun strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut....

Me dialogun strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, thellohen raportet bilaterale dhe partneriteti mes dy shteteve. Pas takimit të parë në Uashington është bërë hap në bashkëpunimin bilateral si aleat në NATO dhe po futet në korniz bashkëpunimi bilateral.
Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken pas takimit me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, gjatë dialogut strategjik mes dy vendeve që filloi dje.
“Dialogu strategjik do të thellojë bashkëpunimin dhe koordinimin mes SHBA-së dhe RMV-së. E vlersojmë angazhimin e Maqedonisë së Veriut në fushën e demokracisë, energjetikës, iniciativat rajonale që janë të rëndësishme e që ne fuqishëm i mbështesim. Njëkohësisht i mbështesim fuqishëm ambiciet për procesin integrues që kemi dëshir që të ec para dhe do ta mbështesim aq sa mundemi” - tha Sekretari amerikan i SHBA-ve, Antoni Blinken.
Shefi i diplomacisë, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së në procesin e anëtarësimit të vendit në BE dhe për mundësinë e fillimit të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur shpresën se kjo “do të hapë kapituj të rinj në bashkëpunim me dy vendet”.
“Procesi i zgjerimit të bashkimit evropian është një çështje sigurie, ndërsa prespektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe kredibiliteti I këtij procesi janë të një rëndësie thelbësore për stabilitetin rajonal dhe evropian. Jemi falenderues për mbështetjen amerikane për fillim sa më të shpejt të procesit negociues të Maqedonisë së Veriut, e që në këtë moment paraqet formë më të mirë për të ruajtur kredibilitetin e këtyre proceseve” – u shpreh Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Marrëveshja strategjike u zhvillua më 2 qershor në Uashington dhe u fokusua në thellimin e partneritetit dypalësh.
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut riafirmuan përkushtimin e tyre për integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor përmes iniciativave politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe theksuan mbështetjen e tyre për integrimin ekonomik dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. (Sanije Duraku, TVM2)
