Rritja e çmimeve, Bytyqi: Bizneset do të përballen me institucionet
Institucionet do të merren me bizneset....

Institucionet do të merren me bizneset të cilat për 24 orë rritën çmimet e produkteve. Një kërcënim i tillë vjen nga zëvendës kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili tha se veprimi i tyre tre ditët e fundit ishte jokorekte dhe jomorale, e që do t’i kushtoj funksionimit të tyre.
“Është e pamundur të pranojmë që për dy ditë të ketë rritje 20% të çmimeve të produkteve kur kostoja e të njëtit produkt për 24 orë nuk mund të jetë e rritur 20%. Ky është vetëm manipulim me qytetarët edhe me fatin e qytetarëve. Inspektorati do ta bën punën e vet dhe shumë shpejt do të shohim një lëvizje tek shumica e atyre të cilët këtë po e bëjnë.” – tha Zv. Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Qeveria nuk heq dorë nga masat antikrizë paralelisht me rishikimin e buxhetit. Kanë planfikuar 73 milion euro të cilat s’do të jenë me dedikim gjithpërshirës, por do të targetojnë grupe të rrezikuara.
Mickovski: Ligjet tona t’i propozojë Qeveria
Ndërkohë qasjen e tillë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski e vlerëson të papjekur, andaj propozimet e tyre ua lë në dorë qeverisë që ti propozojnë, ndërkohë që ata do ti mbështesin.
“Le ta propozojë qeveria ligjin, ne do ta mbështesim. Le të jetë qeveria propozuese, s’ka nevojë të jetë VMRO-ja, ne do ta mbështesim. Apeloj nga Manastiri, mjaft me inate, pasi kështu nuk arrihet asgjë, humbin qytetarët. Kështu nuk udhëhiqet politika, kjo më shumë i ngjason një shou të fëmijëve.” – deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Edhe ASH, të cilët kanë kërkuar ulje të akcizës dhe TVSH-së në 5%, janë shprehur të gatshëm që të njëjtat ti shkrijnë në amendamente, vetëm të mos pritet 8 qershori data kur duhet të nis ribalanci për buxhetin dhe i cili do të përmbyllet pas 21 ditësh. (Meral Ismaili, TVM2)
