LSDM: Pozicionet shtetërore në raport me Bullgarinë janë minuar nga Mickoski
Nga LSDM thonë se pozicionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut....

Nga LSDM thonë se pozicionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut në raport me Bullgarinë u minuan nga Hristijan Mickoski. Në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane, ku mori pjesë edhe Hristijan Mickoski, u miratua një rezolutë, e cila pjesërisht mbështet qëndrimin e Bullgarisë.
“Edhe pse thirrja për fillimin e negociatave në Rezolutë është pretendimi se ne nuk kemi filluar negociatat me BE-në sepse ‘nuk janë arritur rezultate të prekshme në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe me Bullgarinë’. Mickoski, i cili mori pjesë në Kongresin në të cilin u miratua ky dokument, nuk reagoi fare për këtë pjesë të Rezolutës me qëndrimet e Bullgarisë. Nëse nuk ka reaguar, atëherë është dakord me atë që është shkruar. Pyetja është nëse Mickoski ka votuar për Rezolutën e PPE me qëndrimet e Bullgarisë?” – tha Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
VMRO-DPMNE: LSDM në pafuqi spinon dokumente të PPE, për të fshehur dështimet e saj diplomatike
Por nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen se LSDM-ja në pafuqi dhe dëshpërim po përpiqet të spinojë dokumentet e PPE-së, për të mbuluar dështimet e diplomacisë së tyre për të cilat integrimi evropian i Maqedonisë është në qorrsokak.
“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së u shpreh qartë në Kongresin e PPE-së, se Maqedonia meriton fillimin e menjëhershëm të negociatave dhe se çështjet identitare nuk duhet të preken. LSDM, për shkak të shkurtpamësisë dhe ambicies së dhimbshme të krerëve të saj, i kënaqi ata që mohojnë identitetin maqedonas. Në vend të vlerave evropiane dhe demokratike, LSDM-ja i futi në kornizë kontraktuale çështjet historike dhe identitare, të cilat tashmë janë gur në qafën e shtetit. VMRO-DPMNE, por edhe qytetarët e Maqedonisë, qartë kundërshtojnë dhe do të kundërshtojnë çdo gjë të tillë anakronike, jodemokratike dhe joevropiane që të jetë kusht për integrimin e Maqedonisë në BE”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE –së. (Fitim Kryeziu, TVM2)
