LSM më 22 qershor do të mbajë grevë, nëse Qeveria nuk i rrit pagat në sektorin publik
Më 22 qershor do të ketë grevë të përgjithshme....

Më 22 qershor do të ketë grevë të përgjithshme të të punësuarve në sektorin publik, nëse qeveria deri atëherë nuk merr vendim për rritje lineare të pagave në sektorin publik prej 2806 denarëve.
Këtë e bëri të ditur kryetari i LSM-së, Dartko Dimovski, pas mbledhjes që patën sindikatat.
“Nëse nuk plotësohen kërkesat tona, si nënshkrimi i marrëveshjes kolektive ku do të vërtetohet rritja lineare e pagave prej 2806 denarë dhe rikthimi i regresit në sektorin publik në vlerë prej 30 deri 100% nga paga mesatare në shtet. Nëse kjo nuk ndodh deri më 21 qershor, atëherë aty ku jemi sindikalisht të organizuar ne do të kërkojmë prej punëtorëve që të ndërprejnë punën dhe në këtë mënyrë të shprehin paknaqsinë e tyre, apo me një fjalë do të organizojmë grevë të përgjithshme” - u shpreh Kryetari i LSM-së, Dartko Dimovski.
Dimovski përkujtoi se sipas Ligjit për paga minimale, me rritjen e pagës minimale duhet të harmonizohen të gjitha pagat tjera.
“Jemi optimistë dhe presim që partneri social Qeveria ta marrë seriozisht punën sepse këtë rritje LSM e kërkon që nga 1 maji. Atëherë qeveria na patë bindur se kjo mund të ndodhë vetëm me ribalanc të buxhetit dhe me përcaktimin e këtyre mjeteve në ligjin për miratimin e buxhetit. Shuma që ne kërkojmë nuk është e madhe, por solidare për të përballuar goditjet e çmimeve të shkaktuara nga inflacioni” – tha Dimovski.
Dimovski tha se do të grevojnë policia, ushtria, arsimi, shëndetsia, administrata, drejtoritë, ndërmarrjet komunale, ndërmarrjet publike, komunat e kështu me rradhë. (Ersan Pajaziti, TVM2)
