Dhoma e tregtisë dhe KFN-ja mundësi për të ndihmuar kompanitë nga kriza

03.06.2022 15:55

Gjetja e mjeteve dhe mundësive për të ndihmuar kompanitë....

Gjetja e mjeteve dhe mundësive për të ndihmuar kompanitë, duke përfshirë ndërmjetësimin dhe procedurat e reja të parashikuara nga Ligji i ri i Falimentimit, ishin tema që u  diskutuan midis Dhomës së Tregtisë dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.

Në fokus edhe rimëkëmbja ekonomike e pas krizës “Covid-19”.

“Duhet zgjidhje pwr kontestet e tanishme, megjithatë në prezantimin e propozim ligjit për falimentim janë dy tema kryesore dhe ato janë parashikimet e para që çojnë në falimentim dhe në këtë ligj parashihen mundësitë e kompanive për rekonstruim dhe organizim për para falimentimit” .

Procedurat e reja të parashikuara në Projekt-ligjin për falimentimin synojnë mundësi të reja për kompanitë për të gjetur rrugëdalje dhe zgjidhjen e problemeve që dalin nga kriza ekonomike.

“Fokus i është dhënë huamarrësve, për të shpëtuar biznesin dhe huamarrësin dhe jo procedurën e falimentimit.  Me këto dy pika në këtë propozim ligj do ti ndihmohet shumë sektorit të biznesit dhe kompanive në falimentim”.

Shenjat paralajmëruese të hershme për ndodhjen e falimentimit të kompanive janë inkorporuar në Projektligjin për Falimentimin. (Gazmend Rexhepi, TVM2)