Mariupoli nën pushtimin rus, banorët përpiqen t’i kthehen jetës normale
Qyteti i Mariupolit ka filluar të mësohet nën pushtimin rus....

Qyteti i Mariupolit ka filluar të mësohet nën pushtimin rus. Qytetarët që braktisën vendin, ngadal po rikthehen në vendbanimet e tyre të shkatërruar, duke u përpjekur të riparojnë gjërat e prishura.
Objektivi i separatistëve që zotëron aktualisht qytetin ,është që të rusi-fizojnë popullsinë dhe kjo natyrisht fillon nga shkollat me propagandë shumë fyese, pasi qyteti vazhdon të zbulojë përmasat e masakrës pas 3 muajsh rrethimi.
Banorët e Mariupolit janë të detyryar të mbajnë një flamur rus, kështu ndodh edhe më këtë djal përpara teatrit të bombarduar.
Shkollat kanë fillluar mësimin, por aty ligjerohet rusisht. Gjuha ukrainase është tërhequr nga programi shkollorë.
“Unë i thashë "Mami, të lutem, dua të shkoj, dua shumë të shkoj në shkollë.Tani në kokën tonë përpiqemi të imagjinojmë dhe të ndërtojmë planin për të ardhmen tonë” – tha nxënësja Irina Outkakova.
“Kur japim mësim, mundohemi të sillemi si përpara lufte por është tepër e vështirë pas gjithë këtyre ngjarjeve." – deklaroi mësuesja, Christina Iitchouk.
Njerëzit mblidhen në shesh për të marrë bukë dhe të karikojnë pajisjet e tyre elektronike. Në shesh është instaluar edhe një ekran i madh që transmeton vetëm programet ruse.
"Kanalet ruse tregojnë se si Rusia po përparon dhe se si Ukraina po humb ushtarët e saj, aty gjithashtu arsyetohen veprimet e Rusisë" – tha një banore e Mariupolit.
Kjo grua e shoqëruar nga babai i saj , tregon se ku është varrosur i shoqi, ai ishte 33 vjeç dhe u vra nga një predhë.
"Njerëzit vetëm janë hedhur në një gropë. Asnjë ceremoni fetare, pa kishë. Do të ishte mirë që të paktën t'i varroseshin siç duhet. Ata janë të varrosur njëri mbi tjetrin, ka shumë varreza masive. Bashkëshorti im prehet këtu” – u shpreh bashkëshortja e viktimës, Valeria Melikina.
"Po qëllonin kudo, bashkëshortin e vajzës time e vranë më 16 mars. E sollëm këtu për ta varrosur por kishte shumë viktima të tjerë” – deklaroi vjehrri i viktimës, Dimitri Zimine.
Pesë trupa u gjetën nën rrënojat e kësaj ndërtese të shkatërruar. Banorët vendas tregojnë për të afërmit e tyre të humbur.
“Kam 30 vjet që jetoj këtu, i kam njohur të gjithë. Ata ishin të gjithë miq, të njohur, fëmijë, nipër e mbesa dhe për një çast u larguan të gjithë" – theksoi një banore e kësaj ndërtese.
Pas këtij objekti të shkatërruar, janë varrosur viktimat që jetonin në këtë ndërtesë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
