Kuvend, debat për propozimt për Gjykatës Kushtetues

03.06.2022 16:36

Komisioni për zgjedhje dhe emërim....

Komisioni për zgjedhje dhe emërim ka vazhduar diskutimin për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues ,pasi nga 9 kandidatët e propozuar vërtetoi vetëm propozimin për Fatmir Skender, gjykatës për çështje civile pranë Gjykatës së Apelit në Shkup.

Komisoni duhet të sqarohet edhe për 8 kandidatët e tjerë.

Kryetarja e Komsionit Marija Gjeorgievska hapi diskutim për propozimin e VMRO-DPMNE-së ,profesoreshën e faklutetit juridik në Shkup"Justiniani i parë" Rodna Zhivkovska që të zgjidhet Gjykatëse kushtetuese.

Antonio Milloshovskit nga VMRO-DPMNE përmendi disa punime shkencore të profesoreshës, se ka qenë anëtare e Odës së Avokatëve dhe organizatave të tjera me reputacion ndërkombëtar duke shtuar se bëhet fjalë për jurist të shquar që në karierën e sajë ka treguar shumë rezultate.

“Profesoresha Rodna Zhivkovska mund të jetë gjykatës Kushtetues adekuat dhe mendoj se është më e mirë nëse vetëm se duhet të zgjedhim rang listë nga këto 9 kandidatë se kush është më i mirë.Vlerësoj se profesoresha Zhivkovska është më e mirë se shumica e kandidatëve të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën të propozohen” – tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë LSDM vlerëson se Rodna Zhivkovska nuk është e pavarur por është donator e VMRO- DPMNE-së.

“Qëllimisht apo pa qëllim nuk informoi se profestoresha Rodna Zhivkovska është donator i VMRO-DPMNE-së. Më 14 .02.2020 ajo ka paguar 25 mijë denarë në llogari të partisë VMRO-DPMNE. Djali i saj Ivan Zhivkovski ,është momentalisht Kryetarë I Këshillit në Komunënë e Kisella Vodës dhe realisht thellë është i kyqur në ngjarjet partiake” – u shpreh Martin Kostovski nga LSDM.

Pritet që deputetët të shqyrtojnë edhe propzimet e tjera për gjykatës Kushtetues si, Prokurori Republikan Lubomir Joveski, Tanja Vasiç Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e drejtësisë si këshilltare shtetërore të propozuar nga partitë në pushtet dhe të profesorëve universitarë Savo Klimovski, gjykatësit në pension Branko Sekullovski, Prokurorit Todor Vitllarov, Gjykatëses në Gjykatën Administrative Vesna Jovanovska dhe Bojisllav Dimovski ,prokuror publik në prokurorinë publike në Ohër të propozuara nga VMRO-DPMNE. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)