Forumi “Globsec 2022” në Bratisllavë, Kovaçevski: BE të përcjell vendim të guximshëm

03.06.2022 17:01

Bashkimi Evropian duhet t’i përmbahet sistemit të meritë....

Bashkimi Evropian duhet t’i përmbahet sistemit të meritës për vendet aspirante dhe jo të lejojë keqpërdorimin e mekanizmit të vetos për arsye politike nga shtetet brenda, tha kryeminisltri Dimitar Kovaçevski.

Në Forumin "Globsec 2022" të mbajtur në  Bratisllavë, Kovaçevski kërkon nga insitutcinet e BE-së  që të marrin vendim të guximshëm ndaj Maqedonisë së Veriut në samititn e qershorit.

“Problemi qëndron aty se procesi i bazuar në merita është proces politik tipik, ku për shkak të mënyrës së miratimit të vendimeve në Bashkimin Evropian,  një shtet mundet ta bllokojë aderimin e një vendi kandidat, gjë që po ndodh me Maqedoninë e Veriut për momentin. Kjo po ndodh pikërisht për arsye politike. Nëse ky është sistem i bazuar në merita, ndërsa këtë e thonë të gjitha organet  relevante të BE-së, atëherë ky parim duhet të vlejë për të gjitha vendet. Vendimi kryesor tani është që të përcillet mesazh i qartë, me vendim të guximshëm për Ballkanin Perendimor, për atë se si të vazhdohet më tutje nga qershori” – u shpreh Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski.

Kurti: Vetëm në BE, jo në inicitiva me qasje lindore

Vendet e Ballkanit e kanë vendin vetëm në BE dhe jo në iniciativa që ju shërbejnë fuqive lindore, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Duke folur për “ Ballkanin e Hapur” theksoi se këtë iniciativë Serbia e shfrytëzoi  në kurriz të frustracioneve të RMV-së dhe Shqipërisë kur nuk morrën datë për bisedime.

“Gjashtëshja e Ballkanit Perendimor është e kthyer kah BE-ja, NATO-ja  dhe SHBA-ja. Nuk mendoj se duhet të jemi të hapur për superfuqi lindore. Mendoj se kështu jemi mirë. I mbështesim iniciativat rajonale me vlera evropiane por jo jashta BE-së. I takojmë BE-së dhe duhet të anëtarësohemi sa më shpejt” – u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjukanoviq: BE të sillet sipas parimeve

BE merr kritika edhe nga shteti që pothuaj ka mbyllur kapitujt  e negociatave. Millo Gjukanoviq, president i Malit të Zi thotë se Brukseli  punon me dy standarte. Herë vendos në baza gjeopolitike herë sipas procesit adminitrativ.

“Ajo çka duhet të theksojmë është se  procesi i zgjerimit është proces adminitrativ dhe teknik por edhe çështje gjeopolitke. Vlerësoj se Evropa më herët nuk iu kushtua edhe aq Ballkanit sepse nënvlersoi dimensionin gjheopolitik të këtij procei. Për këtë arsye e kemi këtë situatë tani në Ballkan” – deklaroi Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Njohësi i çështjeve rajonale, Ser Sjujard tha se nuk kanë mbetur edhe shumë kohë për të parandaluar hyrjen e fuqishme të Ruisisë në Ballkanin Perëndimor. Situata në  Ukrainë sipas tij është testi që dëshmon nëse  vlerat e BE-së do të mbeten të gjalla. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)