Pas pandemisë dalin në pah probleme tjera, rriten sulmet në tru, përdorimi i sedativëve
Çdo ditë e më shumë Shoqata e neurokirurgëve....

Çdo ditë e më shumë Shoqata e neurokirurgëve evideton raste të të rinjëve dhe moshave të mesme që pësojnë nga sulmi në tru.
Sipas tyre rreziku më i madh vjen si pasojë shtypjes së lartë e gjakut e cila nuk rregullohet me medikamente, e që është e pranishme te 80 përqind prej rasteve. Rritje të rasteve ka shkaktuar edhe koagulimi i gjakut si pasoj e kalimit të “Covid 19”.
“Hipertensioni afatgjatë shkakton dëmtime të enëve të gjakut duke zvogëluar elesaticitetin e tyre dhe gjatë krizës si pasoj e shtypjes së lartë enët e gjakut humbin kët aftësi dhe kjo shkakaton gjakderdhje në tru. Por në mënyrë shtesë gjatë pandemisë kemi edhe koagulimin e gjakut, që ndikon te goditje ishemike dhe kjo është një nga pasojat e ‘Covid 19’ të kaluar” – tha Zv.Ministri i Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski.
Poashtu shqetëson fakti se diazepami si qetësues po përdoret në masë të madhe nga popullata. Duhet të bëhet sistem nga Ministria e Shëndetësisë dhe mjekët amë për dhënie në masë të recepteve për përdorimin e diazepamit.
“Ajo që ne si shtet mund ta bëjmë si Minsitri në bashkëpunim me Fondin e shëndetësisë, që rregullon punën e vet institucioneve shëndetësore të ketë rregullativë se kujt duhet ti përsahkruhen sedativët. Ka pacientë që realisht u nevioten por nuk duhet të ndiqet dëshira personale e pacientit sepse kjo shkon në dëm të tij” – u shpreh Zv.Ministri i Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski.
Vitin që lam pas janë shpenzuar 1830 milion kuti diazepam sipas të dhënave të Fondit shëndetësor, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që shifra të jetë më e lartë nga blerja pa recept e këtij sedativi. (Flutura Latifi, TVM2)
