Hapet qendra për terapi fizikale për personat me nevoja të veçanta
Shoqata e personave të veçantë "SOS VITA" në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë......

Shoqata e personave të veçantë "SOS VITA" në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Qytetin e Shkupit dhe Drejtorinë e të ardhurave publike kanë hapur edhe qendrën për terapi fizikale “SOS Vita Medika” për personat me nevoja të veçanta që do të jetë pa pagesë
“Është kënaqësi sot të bëjmë histori në Qytetin e Shkupit, në Komunën e Çairit për herë të parë kjo qendër që do të jetë për personat me nevoja të veçanta pikërisht për anëtarët e kësaj shoqate pa pagesë. Kjo ishte kërkesa e antërëve të mi dhe falçnderoj Zotin që arritëm gjithçka” – u shpreh Kryetari i Shoqatës “SOS VITA”, Ertan Shaqiri.
“Të gjithë ju që jeni anëtar në ‘SOS VITA’ dua tu them se keni kryetarin më këmbëngulës që unë njoh që bën ç’mos për anëtaret e tij, ndërsa dua t’i inkurajoj shoqërinë, intutucionet, donatorët që të punojnë bashkërisht me shoqatën ‘SOS VITA’, sepse pamë se kur njeriu është i përpiktë dhe dëshiron të bëjë diçka për të tjerët, çdoherë do të ketë sukses” – tha Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Daniella Arsovska.
“Do t’i bëj vetes thirrje, do t’i bëj institucionit tim thirrje, do ti bëj gjithë Qeverisë thirrje, se personat me nevoja të veçanta janë persona të cilët janë në rend të parë që duhet tu shtrohet dora nga punësimi së pari herë” – u shpreh Zv.Drejtori i të Ardhurave Publike, Abdulaselam Selami.
“Kjo qendër do të jep një kontribut të posaçëm në drejtimin e personave me nevoja të veçanta. Dua të theksoj se linja e komunikimit mes teje dhe ekipit tënd dhe mes nesh do të jetë gjithmonë e hapur, jemi në dispoizicion për çdo ndihmë institucionale që mund t’ua ofrojmë” – theksoi Meriton Cibuli, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.
Me këtë rast nga Shoqata “Sos Vita” u bëjnë thirrje Autoriteteve Shëndetësore që tu ndihmojnë më shumë në të ardhmen, për nevojat e tyre elementare. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
