Sllupçan, 24 dëshmorë në një pllakë përkujtimore
Në fshatin Sllupçan në një ceremoni rasti....

Në fshatin Sllupçan në një ceremoni rasti është zbuluar Pllaka përkujtimore me moton “Dëshmorët e Sllupçanit të rënë gjatë shekullit XX”.
Në këtë pllakë gjenden emrat e 24 dëshmorëve të rënë në periudha të ndryshme gjatë shekullit XX, respektivisht nga vitit 1912 deri në vitin 1970.
“Ky gur do të na kujtoj neve dhe do ti mësojë gjeneratat e ardhëshme se kush kanë qenë burrat tanë edhe pse pushtetet komuniste por edhe ata para tyre deshën ta mbulojnë këtë histori ta përgënjeshtrojnë.”, tha Fejzulla Arifi, pjesë e Këshillit Ekzekutiv.
“Këta 24 dëshmorë janë heronj tanë që dhanë jetën në vende dhe kohëra të ndryshme, historia e tyre ishte e mbuluar dhe shtrembëruar nga armiqtë tanë shekullorë, vetëm e vetëm të mos merren si shembull nga gjeneratat e reja se si luftohet për komb, fe e atdhe”, - theksoi Hatixhe Tahiri, pjesë e Këshillit Ekzekutiv.
“Populli jonë e komuna jonë, janë të vuajtur, por jemi edhe popull i krenarisë, andaj jemi krenarë bashkarisht ku sëbashku me familjet e dëshmorëve shpalosëm pllakën përkujtimore”, - u shpreh Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Bëhet fjalë për dëshmorë të rënë gjatë “Betejës së Kumanovës“ në vitin 1912, pastaj gjatë Luftës së dytë botërore, persona të pushkatuar menjëher pas luftës së dytë botërore nga pushteti komunist, si dhe vrasje në rrethana të pasqaruara gjatë shërbimit ushtarak në ish Armatën jugosllave. (Fatlum Aqifi, TVM2)
