“Covid 19”, 72 raste të reja, 54 të shëruar në 24 orë

03.06.2022 18:35

Nga 1.124 testime të bëra në 24 orët e fundit....

Nga 1.124 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 72 raste të reja Covid, prej tyre 20 riinfeksione.

Edhe gjatë këtyre 24 orëve , vazhdon trendi i zero fataliteteve Covid, por ka 2 viktima të konfirmuara nga regjistri “Termini Im” , njëri nga Ohri dhe tjetri nga Velesi  , të moshës 82 dhe 74 vjeç.

Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën 24 deri 28 maj.

Instituti për Shëndet Publik njofton se 54 pacientë janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 504.