BDI nis festën e 20 vjetorit, Ahmeti: Festa është e gjithë shqiptarëve
BDI me një koncert në Shkup nisi festën e shënimit të 20 vjetorit të kësaj partie....

BDI me një koncert në Shkup nisi festën e shënimit të 20 vjetorit të kësaj partie. Kreu i integristëve në një panel diskutimi me rastin e 20 vjetorit, tha se kjo ditëlindje nuk është vetëm e BDI-së, por e të gjithë shqiptarëve që janë pjesë dhe që gëzojnë të drejtat e këtij shteti.
“Sot ditëlindjen kanë të gjithë shqiptarët e ndjejnë shtetin si shtet të tyre dhe jo si qiraxhi, siç ishin në vitin 2001. Dhe vërtetë, kur i dëgjoj partitë opozitare që derdhin lot krokodilli se u shpenzoka aq shumë për këtë ditëlindje të BDI-së, më vjen keq për ata. Flamuri nuk është i BDI-së,universitetet nuk janë të BDI-së, administrata nuk është e BDI-së, policia nuk është e BDI-së, oficera e ushtarë nuk janë pjesë të BDI-së, por janë pjesë e shoqërisë, janë pjesë e ditëlindjes së BDI-së dhe mua më vjen keq që çdo ngjarje ka autorë dhe ky autorë e aktorë ka pas fatin, ka pas qasjen, ka pas vizion përkushtimin që ato ëndëra që i kishin shqiptarët , ti bëjë realitet” – u shpreh Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
