Maqedoni
Parashikimi i motit
04.06.2022 12:02
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të shtunë....

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të shtunë. Gjatë ditës do të ketë erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima, si dhe kushte për dukuri të izoluar të breshrit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10°C deri 19°C, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29°C deri 37°C. UV do të jetë 9.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjajshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 34°C.
Edhe ditën e diel moti pritet të jetë shumë i nxehtë, ndërsa pasdite do të priten reshje lokale të shiut.
