Maqedoni

Sanksionohen 165 shoferë, ishin nën ndikimin e alkoolit

04.06.2022 12:16

Gjatë mbrëmjes së djeshme mes orës 21:00 dhe 03:00 është realizuar kontroll i përforcuar aksional...

Gjatë mbrëmjes së djeshme mes orës 21:00 dhe 03:00 është realizuar kontroll i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar gjithsej 165 shoferë, prej të cilëve 36 në territorin e SPB Shkup, 26 në territorin e SPB Tetovë, 22 në territorin e SPB Manastir... Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 206 kundërvajtje tjera në trafik.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ata apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.