Maqedoni
Arsim, në shkollat e mesme filloi matura shtetërore
04.06.2022 14:23
Rreth 16 mijë nxënës të shkollave të mesme të vendit iu nënshtruan provimit të gjuhës amtare...

Rreth 16 mijë nxënës të shkollave të mesme të vendit iu nënshtruan provimit të gjuhës amtare dhe letërsisë në kaudër të maturës shtetërore. Maturantët do tu nënshtrohen dy provimeve eksterene dhe dy provimeve interne, si dhe detyrës proektuese të cilën tanimë e kanë realizuar nxënësit. Minsitri i Arsimit Jeton Shaqiri ka qëndruar sot në shkollën e mesme të mjeksisë Pançe Karagjozov, ku provimit iu nënshktruan 605 nxënës.
“Filloi dhënia e provimit shtetëror të maturës si një akt finalizimi formalizimi dhe përfundimi të shkollës së mesme për çka kemi të lajmëruar rreth 16 mij nxënës, të cilët si edhe vitin e kalaur japin dy provime eksterne dhe dy interne dhe detyrën projektuese të cilën e kanë. Ka zgjerim në listën e lëndëve interne për nxënësit e shkollës së mesme profesionale sepse nga ky vit sollëm profilet e reja arsimore për këto drejtime.”, tha minsitri i Arsimit Jeton Shaqiri.
“Procesi është organizaur dhe ka filluar në kohë pa kurrfar pengesash. Matriale të distribuara dhe nxënësit të vendosur në hapsira sipas rregullave.”, tha drejtoreshë e shkollës Pançe Karagjozov, Maja Saliu.
Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, për testin në gjuhën maqedonase janë paraqitur 11 mijë e 60 maturantë, për gjuhën shqipe 4 mijë e 308 dhe për gjuhën turke 313. Provimi i dytë ekstern do të mbahet 13 qershor me fillim në orën 10:00.
REXHEP QAMILI
