Botë
Një këshilltarë i Zelenskyt parashikon: Lufta në Ukrainë mund të zgjas edhe gjashtë muaj
04.06.2022 14:53
Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Mihailo Podolak thot se lufta atje nuk do të ndërpritet edhe në gjashtë muajt e ardhëshëm....

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Mihailo Podolak thot se lufta atje nuk do të ndërpritet edhe në gjashtë muajt e ardhëshëm. Sipas tij zgjatja e luftës mvaret nga rezervat e armatimit dhe raportet BE-Rusi. Këshilltari i Zelenskit thot se Ukraina nuk do të pranoj marrveshje me Rusinë që do të parashihte lëshime teritoriale.
Edhe vet presidenti Zelenski shprehet i vendosur në mbrojtjen e teritorit të Ukrainës. Lufta po ndikon edhe në jetën e popujve të evropës dhe botës thot Zelensky.
“Lufta dhe destabilizimi i tregjeve botërore që ndodhën për shkak të Rusisë, në mënyrë direkte po ndikon në jetën e të gjith popujve në botën e lirë. Kërkoj presion edhe më të amdh ndaj Rusisë, mos u ndihmoni të arsyetohen, mos mbani kontakte, mos i lejoni vrasësit të ju thonë vëllezër dhe motra.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.
Por presidenti Rus ka akuzuar vendet evropjane për politikë shkurtpamëse e cila sipas tij çovi deri te kriza me energjeset dhe ushqimin. Ai kushtëzon hapjen lejimin e trensportit të grurit dhe produkteve tjera nga Ukriania, me heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Ne garantojmë kalim pa asnjë problem në ujrat ndërkombëtar, por mënyra më e theshtë për eksport është nëpërmjet Bellorusisë, si mënyra më e lehtë dhe më e lirë. Prej atje më leht mund të kaloj në detin Balltik dhe kudo në botë. Por për këtë nevoitet heqja e sanksioneve ndaj bellorusisë.”, tha president i Rusisë, Vlladimir Putin.
Ndërkohë autoritetet Ukrainase kanë njoftuar se forcat e saj kanë rimarrë 20 për qind të territorit që kishin humbur në qytetin Severodonjeck, që ishte fokusi i një ofensive ruse për të marrë rajonin lindor të Donbasit. Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, tha se ushtria ukrainase vazhdoi të mbante pozicionet e saj brenda Severodonjeck dhe po i shtynte forcat ruse në disa lokacione. Forcat ruse po hidhnin në erë ura përgjatë lumit Seversky Donjeck për të parandaluar që Ukraina të sillte përforcime ushtarake dhe të dërgonte ndihma për civilët në Severodonjeck, tha Ushtria e Ukrainës.
Në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, një raketë goditi një njësi magazinimi bujqësor, duke plagosur dy persona në mëngjesin e 4 qershorit, njoftoi zëdhënësi i administratës rajonale.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
