Maqedoni

Infektologët: Nuk ka raste me lijën e majmunëve në RMV

04.06.2022 16:13

Në Maqedoninë e Verit nuk ka as një rastë me lijën e majmuneve....

Në Maqedoninë e Verit nuk ka as një rastë me lijën e majmuneve dhe nuk ka as të dyshuar që mund të ketë të prekur me këtë virus. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” infektologja Arlinda Osmani, sipas të cilës, stafi mjekësor mbetet në gatishmëri për të përballur me pacientë eventualisht të prekur nga ky virus.
 
Infektologët thonë se shpërndarja e lisë së majmuneve është e mundur vetëm me qendrim më të gjatë dhe më të afrët, e njëjta shumë rall shkakton komplikime, ndërsa gati e pa mundur është vlerson Osmani që lija e majmuneve të shënderotet në epidemi ose pandemi, siç ishte me rastin e virusit Korona. 
 
“Kjo është një sëmundje virusale e cila transmetohet nëpër mjet kontaktit me me sekret e ndryshme, me gjakun, me lekurën e kafsheve të infektuara edhe nëpërmjet raporteve sekusuale. Për fatë të mirë ky virus nuk transmetohet shumë flasim për një virus i grupit të DNA-së, qoftë se e krahasojmë me kovidin ERN-së dhe muton gjenetikisht shumë më tepër, në këtë rast bëhet fjalë për virus DNA i cili nuk transmetohet aq shumë, ndërsa transmetimi siç ju thash kryhet nëpër kontaktit të këtyre sekrecioneve, ndërsa transmetimi ballë- për ballë që të realizohet do të duhet të ketë kontakt shumë të afërt për një kohë më të gjatë.”, tha infektologja në klinikin infektive në Shkup, Arlinda Osmani.
 
Pavarësisht se nuk ka të infektuar, mjekët e Klinikës Infektive në Shkup janë në pritje të medikamentit antivirusial për linë e majmuneve e cila ndihmon dhe kuron rastet pak më të komplikuara. Osmani thotë se mbrojtja më e mirë edhe më efikase nga ky virus, mbetet mbajtja e higjienës pesonale dhe distancim të nevojshëm me personat të cilët mund të jenë të prekur me lijën e majmunëve.  
 
“Të mbahen masat e higjenës personale, larja e duarve mos prekja e sipërfaqave, mbajtja e higjienës në kushte shtëpiake. Ndërsa rekomandimi im për më të rinjtë është të mos ndrojnë partnerët shumë, të mos ketë grumbullime në ambiente të mbyllura me shumë njerëz pasi që këto paraqesin burim për shumë infekcione tjera e jo vetëm për lijën e majmuneve.”, tha Osmani.
 
Lija e majmuneve për herë të parë u regjistrua në vitin 1958 në vendet e Afrikës dhe prej atëherë nuk është hera e parë që virusi në fjalë  të delë jashtë kufijëve të Afrikës. 
 
REXHEP QAMILI