Maqedoni
VMRO-DPMNE dhe LSDM: Bullgaria të merr guxim të heq veton
04.06.2022 17:10
Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së, andaj kërkojmë nga Bullgaria....

Maqedonia e Veriut meriton të jetë pjesë e BE-së, andaj kërkojmë nga Bullgaria të mos e pengojë rrugëtimin evropian të vendit. Një thirrjet e tillë vjen nga VMRO-DPMNEja opozitare e ciula kërkon vendime të arsyeshme në samitin e qershorit.
“U bëjë thirrje që Bullgaria të merr guximin dhe fuqi dhe në samitin e ardhshëm I cili do të mbahen për disa javë në Luksenburg të heq veton ndaj vendit tone, ku Maqedonia e Veriot do të fillojë bisedimet për anëtarësim me BE-n sepse këtë gjë e meritojnë të gjithë qytetarët e këtij venidi.”, tha Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Edhe social demokratat kërkojnë të njëjtën gjë për eurointegrimet e vendit, por krijtojnë liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickovskin se në mledhjen e fundit të EPP-së ka nënshkruan rezolutën e cila i shkon në favor të Bullgarisë, e jo Maqedonisë së Veriut.
“Në kundërtim të rezolutës për pjesën e pozicioneve tona, Mickovski në kongres të EPP-së ka pranuar rezolut ku në një pjesë të saj është vendosur qendrimi i Bullgarisë, ku mes tjerësh thuhet se, nuk i kemi filluar bisedimet me BE-n për shkak se nuk kemi arritur rezultate të dukshme në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve bilaterale me Bullgarinë.”, tha Bogdanka Kuzleska, deputete e LSDM-së.
Lufta kundër dezinformateve të kësaj qeverie është e rrejshme nëse vet qeveria është krijuese e dezinformateve, u kundërpërgjigj Nikollovski. Ata hedhin poshtë akuzat e LSDM-së se VMRO–DPMNE ka nënshkruar rezulucion në dëm të interesave maqedonase.
Njëherit nga kjo parti dënojnë djegjen e qendrës bullgare në Manastir, ndërsa Nikollovski drejtoi gishtin në drejtim të Spasovskit duke theksuar se ai është përgjegjësës për rendin dhe qetësin në këtë vend.
REXHEP QAMILI
