Maqedoni

Komisioni për çështje evropiane mbajti konferencën për bashkëpunim rajonal

04.06.2022 17:21

Në Ohër ishte komisioni për çështje evropiane në parlamentin e republikës së Maqedonisë së Veriut...

Në Ohër ishte komisioni për çështje evropiane në parlamentin e republikës së Maqedonisë së Veriut i cili mbajti konferencën e 18 të KOSAP-it, konferenca e komisioneve për çështje evropiane dhe integruese për asocim dhe stabilizim. Në konferencë pjesmarrës ishin delegacione nga disa vende, Shqipëria, Kosova, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Turqia. Kryetari i komisionit Arbër Ademi theksoi se bashkimi evropian duhet të zgjerojë procsin integrues.

“Biseduam për disa tema, të cilat janë në interes të përbashkët, për bashkimin regjional, përforcimin e bashkëpunimit por edhe për të ardhmen e vendeve tona dhe mbar regjionit, për arsye se regjioni jo vetëm historikisht i përket familjes evropiane, por ndajmë edhe vlera të pjestarve të familjes evropiane, prandaj  theksua se bashkimi evropian do duhet të ketë vendime pozitive dhe do duhet të vazhdojë me politikën e zgjerimit për gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.”, tha kryetar i komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi.
 
Ademi tha se në konferencë është diskutuar edhe për ngjarjet e fundit në Ukrainë,  duke qenë se është çështje që ka të bëjë me sigurinë globale. 
 
“Sigurisht se kishim më shumë tema për të diskutuar dhe gjithë diskutimi ishte në mënyrë konstruktive dhe jo vetëm për çështje që na tangojnë, por edhe për at a që kanë të bëjnë me sigurinë globale dhe efektet dhe pasojat si rezultat i rrtjedhojave të fundit të agresionit rus në Ukrainë, ku theksova se ne si vend mbështesim sovranitetin e Ukrainës dhe se lufta do duhet të përfindojë.”, tha Ademi.
 
Konferenca e komisioneve për çështje evropiane në Ohër filloi në 3 qershor ndërsa do të mbahet deri më 5 qershor. Ndërsa konferenca e ardhshme pritet të mbahet në Mal të Zi. 
 
ILMIJE ZHAKU