Maqedoni
Aksident i rëndë në Çair, një 16 vjeçarë godet për vdekje në 47 vjeçare
04.06.2022 17:33
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën e plastikave në Çair të Shkupit...

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën e plastikave në Çair të Shkupit, ku një 16 vjeçarë ka aksidentuar me veturë në 47 vjeçare e cila ka humbur jetën.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se 16-vjeçari me veturë ka përplasur për vdekje një grua 47 vjeçare në bulevardin “Nikolla Karev” në Çair.
“Në ora 13.05 është raportuar se në Blv.“Nikolla Karev“ automjeti i pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit i drejtuar nga një 16 vjeçar nga Shkupi ka përplasur 47 vjeçaren me iniciale T.R nga Shkupi. Me këtë rast T.R. vdiq në vendngjarje. Mjeku ka konstatuar vdekjen”, thonë nga MPB.
