Maqedoni

Djegia e qendrës kulturore "Ivan Mihajllov", Gençovska: Kujdes gjuhën e urrejtjes

04.06.2022 17:49

Incidenti në Qendrës Kulturore Bullgare nuk do të jetë shkak për t'i prishur raportet dhe bisedimet me Maqedoninë e Veriut..

Incidenti në Qendrës Kulturore Bullgare nuk do të jetë shkak për t'i prishur raportet dhe bisedimet me Maqedoninë e Veriut, tha ministrja  e jashtme bullgare, Teodora Gençovska,  por shtoi se ky rast alarmon  institucionet e Shkupit për t'u aktivizuar ne  çrrënjosjen e gjuhës së urrejtes. Pas djegies së qendrës bullagre, Gençovska ndërpreu takimin me ministrin Osmani për të shkuar në Manastir, që të njihet për së afërmi me rrethanat e aktit. Bindshëm siguron se pas incidentit nuk qëndron pala bullgare.
 
“Nuk do t'i shkatërrojë raportet, por ky rast është dëshmi se në Maqedoninë e Veriut me të vërtetë duhen aktivitete për luftë kundër gjuhës së urrejtjes.”, tha ministrja e jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska.
 
Bisedimet Shkup-Sofje, Gençovska: Plotësoni kushtet, prej jush varet veto-ja
 
Gençovska përgjigjet edhe për dialogun Shkup-Sofje. Kërkon nga Maqedoni e Veriut t'i plotësojë kushtet e fqiut lindor dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që rrjedhimisht njëherit janë edhe faktorë për instalimin e veto-s bullgare.
 
“Vzhdojmë me dialog konstruktiv. Sapo dola nga takimi me Osmanin, kthehem dhe vazhdojmë. Mendoj se do të merremi vesh për çështjet të cilat duhet t'i bëjë Maqedonia e Veriut  që të jetë e plotësuar marrëveshja… Tërheqja e veto-s varet nga partnerët evropian dhe nga qeveria e Maqedonisë.”, tha Gençovska.
 
Gençovska dhe delegacioni i saj bullgar vazhdojnë bisedimet me ministrin Osmani edhe të dielën, si një përpjekje e rradhës kur kanë ngelur më pak se tri javë deri ne samitin e Këshillit të BE-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU