Maqedoni

Vazhdon digjitalizimi në arsim, shkollat duhet të përgaditen për këtë proces

04.06.2022 18:15

Procesi arsimor duhet të përgadis nxënësit për një të ardhme të bazuar në teknologji digjitale....

Procesi arsimor duhet të përgadis nxënësit për një të ardhme të bazuar në teknologji digjitale. Sipas MASH-it, me konceptin e ri për arsim fillor, digjitalizimi shihet si proces që mundëson arsimim më cilësor. Drejtoria pedagogjike pranë MASH ka nxjerr thirrjen për tekste shkollore, të cilat janë në fazën recenzuese dhe pas përfundimit të kësaj faze, do të bëhet përzgjedhja e teksteve shkollore që do të përdoren. Pas këtij procesi pason printimi i librave, por procesi i digjitalizimit do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm shkollor. 

“Konceptin e digjitalizimit do ta vazhdojmë bashkë me Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Unë si ministër nuk shoh asnjë problematikë nëse nxënësit kanë materialet  e printuara dhe brenda kësaj periudhe byroja për zhvilim të arsimit, sektori pedagogjik pranë Mash të bëjnë përshtatjen e marterialeve digjitale dhe nxënësit të kenë edhe material digjitale.”, tha ministëri i Arsimit, Jeton Shaqiri. 
 
A janë gati shkollat për teknologjinë e re? Shaqiri: Investime të reja atje ku ka nevojë
 
Por në pyetjen se sa janë të përgaditura shkollat për zbatimin e teknologjisë digjitale, ministri Shaqiri thekson se do të  inspektohen të gjitha shkollat për të konstatur kapacietin digjital që posedojnë dhe aty ku ka nevojë do të  investohet. 
 
“Jemi duke e vazdhduar edhe proektin në të gjitha shkollat fillore në vendin tone për të  parë gjendjen ekzistuese që e kanë, mundësitë e investimit, infrastrukturën dhe kapacitetin digjital që e kanë dhe të shohim se sa do të mundet të investojmë me mbështetjen e kemi, apo projektin e Bankës Botërorore për këto gjëra.”, tha Shaqiri.
 
Vitin e ardhshëm shkollor, materiale interaktive do të shfrytëzojnë edhe nxënësit e klasave të pesta, ndërsa shkollat do të pajisen me tabela interaktive dhe IT teknologji bashkëkohore. 
 
FLUTURA LATIFI