Maqedoni

MPB: Mbrëm tre të plagosur në Shshin Skenderbeu

04.06.2022 18:29

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëm tre persona janë plagosur gjatë një zënke në Sheshin Skenderveu në Shkup....

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëm tre persona janë plagosur gjatë një zënke në Sheshin Skenderveu në Shkup. 
 
Nga MPB bëjnë të ditur se janë arrestuar tre persona të mitur, dy nga Haraçina, të moshës 15-16 vjeçare dhe një nga Shkupi, i moshës 17-vjeçare, të njëjtit dyshohet se rreth orës 23:00 në sheshin “Skenderbeu” në Shkup kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Nga MPB njoftojnë se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta.
 
“Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohri” me plagë nga mjetet e mprehta janë sjellë një 15 vjeçar nga fshati Haraçinë, G.S. (20) nga fshati Tanushë dhe A.N. (20) nga fshati Brezë. Të miturve të ndaluar u janë sekuestruan dy thika. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtrimi përkatës”, thonë nga MPB.