Botë
Ukrainë, forcat ruse sulme raketore në Kiev, sulme edhe në termocentralin bërthamor
05.06.2022 13:40
Ushtria ruse ka goditur mëngjesin e së dieles me ante të një rakete, termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore....

Ushtria ruse ka goditur mëngjesin e së dieles me ante të një rakete, termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore.
“Rusia kreu një akt tjetër të terrorizmit bërthamor, në orën 5:30 të mëngjesit, një raketë lundrimi ruse, e ngjashme me raketën “Caliber”, fluturoi në mënyrë kritike të ulët mbi termocentralin bërthamor të Ukrainës Jugore. Ndoshta, kjo raketë është hedhur në drejtim të Kievit, ku u dëgjuan shpërthime mëngjesin e sotëm.”, tha operatori shtetëror i centralit bërthamor të Ukrainës
Energoatom. Nga Energoatom thanë se forcat ruse “ende nuk e kuptojnë se edhe fragmenti më i vogël i një rakete që mund të godasë një njësi të fuqisë së punës mund të shkaktojë një katastrofë bërthamore dhe rrjedhje rrezatimi”.
Poashtu disa shpërthime u raportuan rreth kryeqytetit ukrainas Kiev në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Vitali Klitschko. Ai tha se një person është shtruar në spital pas shpërthimeve të shumta që goditën kryeqytetin.
Rusia “vazhdon të lëshojë sulme raketore dhe ajrore në infrastrukturën ushtarake dhe civile në vendin tonë, veçanërisht në Kiev”, thanë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Pati gjithashtu raporte për sulme me raketa edhe rreth qytetit port të Odesa-s. Në Odesa është rrëzuar një aeroplan transportues ushtarak me municion. Trupat ruse vazhdojnë të sulmojnë qytetin e Severodonetsk në Ukrainën lindore dhe po kontrollojnë pjesën lindore të qytetit. Qytetarët e ndodhur atje thonë se po përjetojnë tmerrin.
“Është e tmerrshme të gjitha shtëpitë janë me mure të rrënuara dhe pa dritare. Errësirë është gjithka. Nuk ka kulm është shkatrruar ndërtesa më e vjetër. Kan ikur të gjith, nuk kanë ku të kthehen.”, tha një qytetare.
“Forcat ruse janë përqendruar gjithashtu në operacionet sulmuese për të rrethuar trupat në Severodonetsk dhe Lysyçanskun fqinj, dhe për të bllokuar rrugët kryesore të logjistikës”, thanë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Ndërprerja e luftës mvaret vetëm nga një njeriu e ai është Vlladimir Putin, thot presidenti i Ukrainës Zelensky.
“Lufta po vazhdon, por në çdo moment mund të ndërpriten pasojat e tmerrshme të luftës. Ushtria ruse mund të ndaloj së shkrumbuari kisha, të ndërpres shkatrrimin e qyteteve, të ndaloj vrasjen e fëmijëve, vetëm nëse një peson në Moskë jepë urdhër të tillë.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë SHBA-të kanë paralajmëruar vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, derisa Rusia vazhdon të kundërshtojnë zgjerimin e NATO-s.
NAIM SINANI
