Maqedoni

Kumanovë, viset rurale me ujë të pijshëm

05.06.2022 14:07

Banorët e viseve rurale të Rajonit verilindor planor, ku gravitojnë pesë Komunat si Kumanova...

Banorët e viseve rurale të Rajonit verilindor planor, ku gravitojnë pesë Komunat si Kumanova, Likova, Nagoriçi, Rankovci, Kriva Pallanka e Kratova, pijnë kryesisht ujë të pijshëm. Këtë e pohon Doktor Bedri Veliu specialist për higjienë pranë Qendrës për shëndet publik në Kumanovë. Veliu thot se analizat bëhen shpesh edhe atë nga ana e Qendrës kryesisht në të gjitha objektet kolektive apo që janë me interes publik, por edhe me iniciativë private nga vet qytetarët e  interesuar, të cilët duan ta dinë se a është i pastër uji që ata e pijnë, pasiqë shumica e fshatrave në këtë rajon nuk janë të kyçur në ujësjellësit publik.
 
“Me program e kemi 4 herë në vit, çdo objekti që e kemi në listën e programit tonë. Analizat që i kryejmë janë mikrobiollogjike dhe fiziko kimike, në atë mikrobiollogjike kërkojmë bakterie si esherie ekoli, enterokoke dhe janë disa bakterie që jetojnë në temperature 37 gradë celzius dhe 22 gradë celzius, këto janë me rëndësi që të mos jenë prezente, por nëse janë prezente ne e informojmë familjen se ka bakterie dhe uji nuk është i pijshëm dhe duhet me u dezinfektu i japim ne këshilla se dezinfektohet dhe me cfar materie duhet të dezinfektohet uji i pijshëm. Kurse në analizën fiziko kimke e shohim ngjyrën e ujit, turbullimën, shohim Nitratet, Nitritet, Amonjakun, Hekurin, edhe Aluminium, bëjmë analizë dhe shohim nëse ka metale të rënda.”, na njohtoi Dr. Bedri Veliu Specialist për higjienë pranë QSHP në Kumanovë.
 
Në bazë të analizave të kryera, rezulton që uji kryesisht të jetë i pijshëm, andaj edhe inkurajohen qytetarët, që të bëjnë kërkesa për kontrollin e ujit na puset e tyre.
 
“Në përgjithësi mund të them se cilësia e ujit është e mirë, pak objekte ka në të cilat ne gjatë analizave hasim në këto elemente që i ceka pak ma herët. Pjesa më e madhe e objektve posedojnë ujra të sigurta për konsumim.”, tha mes tjerash Dr. Bedri Veliu Specialist për higjienë pranë QSHP në Kumanovë.
 
Ndryshe në QSHP në Kumanovë bëhen analiza të 770 ujërave, kurse qytetarët që posedojnë puse rekomandohet që vet të dërgojnë ujin për analizë. Dr. Bedriu gjithashtu njohtoi se edhe uji mineral në të dy çezmat në Banjën e Kumanovës është i pijshëm dhe në bazë të analizave nuk ka kufar bakteriesh.
 
FATLUM AQIFI