Maqedoni

VMRO-DPMNE: Kritika qeverisë për krizën ekonomike

05.06.2022 14:35

Shtrejtimet e fundit, varfëria, dhe paaftësia e kësaj qeveria për t’u përballur më me sukses me krizën ekonomike dhe energjetike...

Shtrejtimet e fundit, varfëria, dhe paaftësia e kësaj qeveria për t’u përballur më me sukses me krizën ekonomike dhe energjetike, ishin temat kryesore të debatit të VMRO-DPMNE-së kushtuar gjendjes aktuale ekonomike. VMRO-DPMNE vlerëson se prej kur LSDM udhëheqë shtetin, qytetarët janë rënduar shumë më shumë ekonomikisht se sa më herët. Një rrog mesatare e tyre, nuk u del dotë për të kaluar as gjysmën e muajit, ndërsa qeveria propozon rebalanc të buxhetit me të cilën nuk do të zbus pasojat e kësaj krize tek qytetarët.
 
“Rebalanci i buxhetit në kushte të krizës ekonomike mua personalisht më duket sikur aty në Qeveri është ulur dikush dhe ka parë se të ardhurat e tatimeve po mbledhjen më shumë se sa  fillimisht është planifikuar dhe ka thënë, në rregull vazhdoni ju me mbledhjen e tatimeve. 112 milion euro janë para të cilat do të mbledhen nga qytetarët.”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska nga VMRO-DPMNE.
 
“Nëse krahasojmë një retrospektiv nga gushti 2020 e deri më dhjetor të vitit 2021, kemi rritje për mbi 30% të rritjes së çmimit të energjisë elektrike, dhe përveç kësaj është shfuqizuar tarifa e lirë të energjisë elektrike gjatë ditës dhe këto janë dy nga problemet më të kryesore të gjithë qytetarëve dhe ekonomin e vendit.”, tha Elena Markova nga VMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO-DPMNE thonë heqja e akcizës për një kohë më të gjatë, dukshëm do të ulet çmimi i derivateve të naftës dhe të produketeve ushqimore, thanë nga VMRO duke i rekomanduar kësaj qeverie që këtë gjë të bëjë sa më parë për të ndaluar varëfërin e qytetarëve dhe inflacionin në vend.  
 
REXHEP QAMILI