Ekipet i afrohen kutisë së zezë të “AirAsia”

09.01.2015 12:54

Ekipet e shpëtimit në Indonezi thonë se e kanë zbuluar sinjalin e regjistruesit të të dhënave të fluturimit apo kutinë e zezë të aeroplanit të “AirAsia”, i cili është rrëzuar në detin Java dy javë më parë...

Një gjeneral i ushtrisë indoneziane tha se një anije kërkimi sot e ka pranuar një sinjal i cili tregon se kërkuesit janë afër vendit ku gjendet bishti i aeroplanit i cili u zbulua dy ditë më parë.

Në bishtin e aeroplanit, sipas tij, gjendet kutia e zezë, andaj edhe ekipet e kërkimit po i afrohen asaj zone.

Aeroplani i “AirAsia” është rrëzuar më 28 dhjetor teksa kishte 162 njerëz në bord. Vetëm 40 trupa janë gjetur deri tani.