Maqedoni

20 vjetori i BDI-së, Ahmeti: Ky jubilar i dedikohet 20 viteve të ardhshme

05.06.2022 15:41

Manifestimi i 20 vjetorit të themelimit të BDI-së si subjekt politik u pëmbyll në parkun e Çairit...

Manifestimi i 20 vjetorit të themelimit të BDI-së si subjekt politik u pëmbyll në parkun e Çairit me pjesëmarrje të personanaliteteve politike, shtetërore dhe qytetarëve të vendit. Duke elaboruar rrugëtimin dy dekadësh të kësaj partie, kreu i saj Ali Ahmeti në fjalimin e tij i rradhiti të arriturat partiake.
 
“Punuam për barazinë, e cila erdhi nëpërmjet simboleve kombëtare, gjuhës zyrtare, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, ndarjes territoriale, universitetit, dakordimit konsensual të buxhetit, vendimmarrjes në qeveri dhe kuvend… Kandidatura të përbashkëta konsensuale për president, kryetar kuvendi dhe së fundmi edhe për kreyministër të vendit tonë të përbashkët.”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. 
 
Në palni e jashtëm dhe brenda - shoqëror BDI  ka meritat e saja edhe në tri marrëveshjet kryesore: asaj të Ohrit, të Prespës dhe Marrëveshjes me Bullgarinë, tha Ahmeti. Theksoi nevojën për fillimin e negociatave me BE-në, me qëllim që siç potencoi ai, të ngushtohet hapësira e veprimeve të agjendave të huaja.
 
“Sot jemi anëtar i NATO-s dhe kemi dritë jeshile për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj, në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, zgjedhjet nuk janë zgjidhje dhe bojkotet pengojnë këtë rrugëtim.”, tha Ahmeti.
 
Si një nga projektet kryesore Ahmeti paralajmëroi edhe vënien e gurthemelit të koridorit 8 këtë verë. Me rastin e 20 vjetorit të kësaj partie, Ahmeti ftoi institucionet që të luftojnë korrupsionin, të punojnë në të mirën e shtetit dhe qytetarëve, sidomos për rininë, për të cilën tha se 20 vjetori  i paritsë i dedikohet pikërisht moshës së re.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU