Maqedoni

Gençovska: RMV të përballet me fjalorin e urrejtjes

05.06.2022 16:03

Shefja e diplomacisë Bullgare Teodora Gençovska ka vlerësuar se aktualisht mardhëniet mes Shkupit dhe Sofjes janë konstruktive....

Shefja e diplomacisë Bullgare Teodora Gençovska ka vlerësuar se aktualisht mardhëniet mes Shkupit dhe Sofjes janë konstruktive.
 
“Për momentin marrëdhëniet normalisht janë konstruktive dhe po zhvillohet dialog normal i punës. Dy ekipet punojnë shumë, vazhdojmë të tentojmë të gjejmë zgjidhje për çështjet e hapura në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha Gençovska. 
 
Megjithate ajo ka theksuar se zjarri në qendrën kulturore bullgare në Manastir është shprehje e fjalorit urrejtës, dhe shtoi se pret që Maqedonia e Veriut dhe Qeveria e saj të kenë politikë koherente gjithpërfshirëse për përballje me fjalorin urrejtës. 
 
“Jemi optimistë për rezultatet – kur dhe si, është çështje e gatishmërisë së kolegëve nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i zbatojnë këto marrëveshje”, shtoi Gençovska, në një intervistë për televizionin bullgar BTV në transmetim nga Shkupi, me çrast është falenderuar për reagimin e shpejtë të brigadës zjarrfikëse, policisë dhe prokurorit kujdestar për rastin e zjarrit të qendrës kulturore në Manastir. 
 
Drejtori i policisë, siç tha, u obligua të investojë përpjekje maksimale për zbulimin e kryesit të këtij akti vandal. Ajo shfaqi pritje se edhe gjyqësia në Maqedoni të Veriut do ta kryejë punën. Gençovska në incizimet e një nga kamerat e sigurisë ka mundur të shohë një burrë i cili i sigurt kishte arritur me biçikletë, kishte nxjerrë një tub me lëng djegës dhe në mënyrë të qetë e derdhi lëngun para derës së shtëpisë.