Maqedoni
Greshnicë-Llapkidoll i Epërm, përfundon asfaltimi i rrugorës
05.06.2022 16:16
Punët ndërtimore për hapjen e rrugës që lidh Greshnicën me Llapkidollin e Epërm...

Punët ndërtimore për hapjen e rrugës që lidh Greshnicën me Llapkidollin e Epërm, kanë filluar para disa muajve, dhe ato u mbyllën dje me asfaltimin e këtij aksi rrugor me të cilin përfundimisht zgjidhet problemi i kahmotshëm i qarkullimit të automjeteve të rënda që pamundësohej nga dy urat e ngushta dhe të ulta të hekurudhës.
Në fshatin Lllapkidoll të Epërm nuk kanë mundur të vijnë as automjetet e zjarfikjes, prandaj hapja e kësaj rruge është e një rëndësie jetike për ne, thotë kryetari i BL Shaqet Ibraimi, i cili me këtë rast falenderon komunën e Kërçovës dhe kryetarin e saj Fatmir Dehari për kontributin e dhënë në tejkalimin e pengesave të lëvizjes së lirë që i kan hasur në të kaluarën banorët e këtij fshati.
Punët ndërtimore për realizimin e këtij projekti i ka zhvilluar kompania ndërtimore Vato nga Shkupi.
SHABAN DALIPI
