MPB, konkurs për pranimin e 600 policëve

06.06.2022 09:55

Ministria e Punëve të Brendshme...

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për pranimin e 600 policëve. Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 15 ditë.

 “Kandidati duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jetë i moshës madhore, por të mos i ketë të mbushura 25 vjet nëse për herë të pare lidhë marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;- në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;- me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit, të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm,  të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike,  me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës,  të mos jetë anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike, dhe- të ketë të dhënë testin e integritetit”, thonë mes tjerash nga MPB duke sqaruar kriteret e konkurimit.