Interpelanca ndaj kryeparlamentarit, KÇRRI diskuton nëse Xhaferi shkeli kodin e etikës
06.06.2022 10:06
Komisioni Parlamentar për çështje të Rregullores dhe Imunitetit.....

Komisioni Parlamentar për çështje të Rregullores dhe Imunitetit, sot do të diskutojë rreth raportit për shkelje të Kodit të Etikës nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi, i dorëzuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, më 18 maj.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në konferencën e fundit për media tha se nuk ndjen përgjegjësi që t’u kërkojë falje zyrtarëve parlamentar të cilëve u ka drejtuar fjalë fyese.Ai nuk konsideron se ka shkelur Kodin e Etikës dhe thotë se për këtë çështje ka një procedurë që po vazhdon në organet e Kuvendit.
