Anulohet vizita e Lavrov në Serbi, 3 vende ballkanike i mbyllin hapësirën ajrore

06.06.2022 10:28

Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi është anuluar....

Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi është anuluar, pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan transitin në hapësirën e tyre ajrore për fluturimin në Beograd të shefit të diplomacisë ruse

Moska kërkon që Beogradi të reagojë ashpër për këtë veprim të fqinjëve. Ministria e Punëve të Jashtme në Shkup ka konfirmuar se ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Federatës Ruse për shfrytëzimin e hapësirës ajrore për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus.

4 ditë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt,  Maqedonia e Veriut vendosi  sanksione ajrore ndaj Rusisë,  megjithatë ambasada ruse këkroi zyrtarisht shfrytëzimin transit të hapësirës sonë ajrore për fluturinimdrejt Begoradit të hënën të shefit të diplomacisë ruse.

Serbia,  megjithë presionet e shtuara,  nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç janë pajtuar muajin e kaluar që Rusia të vazhdojë të dërgojë gaz natyror në Serbi, derisa disa shteteve u është bllokuar furnizimi për shkak se kanë refuzuar të paguajnë në rubla ruse.