Francë, IS-is mbështet sulmin terrorist në Paris

09.01.2015 12:58

Grupi militant “Shteti Islamik” e ka vlerësuar sulmin vdekjeprurës në zyrën e të përjavshmes satirike franceze, duke i quajtur sulmuesit "heronj xhihadistë"....

Grupi i monitorimit të mediave “SITE”, bën me dije se përmes një audio të publikuar nga “Shteti Islamik” militantët e këtij grupi iu kanë dhënë mbështetje sulmuesve në Paris, që, sipas tyre, e kanë “mbështetës Zotin tonë, Muhamedin”.

Tre personat e armatosur e kanë sulmuar të mërkurën Revistën Satirike franceze “Charlie Bebdo”, me ç’rast janë vrarë 12 persona.

Dëshmitarët kanë treguar se sulmuesit gjatë sulmit kanë shfaqur simpati për “Al-Qaedan”.