Ahmeti – Gençovska: Çdo vonesë shkon në dëm të komunitetit bullgar në vend

06.06.2022 12:07

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti....

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka realizuar takim me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska. Në takim është diskutuar për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Në takimin që realizova me ministren e punëve të jashtme të Republikës së Bullgarisë, znj. Teodora Gençovska diskutuam mbi kontestin shumëvjeçar të vendeve tona dhe nevojën imediate të zgjidhjes së tij për të zhbllokuar integrimin europian të vendit tonë.

I thashë zonjës Gençovska se mbyllja e menjëhershme e kësaj çështje do të përforcojë stabilitetin dhe sigurinë e mbarë Europës dhe se çdo vonesë në këtë proces negocimi shkon në dëm edhe të komunitetit bullgar në vendin tonë.

Apelova deri te autoritetet bullgare për rritje të besimit të ndërsjelltë dhe bashkë të punojmë për epilog pozitiv të kontestit bilateral duke ngushtuar hapësirat për veprim të agjendave në vend e rajon që nuk përkojnë me përcaktimet tona perëndimore”, thuhet në njoftimin e BDI-së, përcjellë TVM2.